Lidhje

Inxhinieria gjenetike premton varietete të reja rezistente ndaj thatësirës


Shkencëtarët amerikanë në shtetin e Kalifornisë kanë zbuluar një metodë të re që mund të ndihmojë në të ardhmen për krijimin e bimëve të modifikuara gjenetikisht të cilat mund të përdorin më pak ujë dhe të arrijnë prodhimet e duhura.

Shkencëtarët kanë zbuluar më shumë hollësi rreth meënyrës se si e përdorin bimët ujin. Konstatimet e tyre mund të ndihmojnë të modifikojnë gjenitikisht bimët që të rriten sa më mirë dhe më me efikasitet në kushtet me nivele të larta të dioksidit të karbonit.

Nga vetë natyra e tyre, bimët thithin dioksidin e karbonit që është i nevojshëm për procesin e fotosintezës, procesi i ndryshimit të energjisë së dritës në energji kimike. Dioksidi i karbonit futet në bimë përmes vrimave tejet të vogla ose poreve në sipërfaqe të gjetheve. Por, sa herë që një bimë thithë një molekulë të gazit të dioksid karbonit, ajo humbet qindra molekula uji.

Shkencëtarët thonë se bimët humbasin 95 përqind të ujit që marrin përmes poreve. Disa pore të bimëve mund të tkurren për të kursyer ujë gjatë kushteve me nivele të larta dikoksid karboni. Por ka edhe bimë që nuk janë në gjendje të bëjnë këtë proces më së miri. Tani, shkencëtarët kanë gjetur se si këto pore të vogla të bimëve tkurren.

Julian Schroeder është profesor biologjie në Universitetin e Kalifornisë në San Diego. Ai thotë se nivelet e dioksidit të karbonit në atmosferë tani janë shumë më të mëdha se sa kanë qënë në të kaluarën. Megjithatë, thotë ai, shumë bimë nuk po mbyllin poret për të kursyer më shumë ujë.

Ai dhe grupi i tij kanë identifikuar proteina që kontrollojnë tkurrjen e poreve të bimëve. Proteinat janë enzima të quajtura anhydrase karbonike. Ky zbulim është publikuar para pak kohe në revistën Nature Cell Biology. Zoti Schroeder thotë se ai beson se enzimat mund të ndryshohen në disa bimë që tu shtohet aftësia e tyre për të kursyer ujë.

Studiuesit shtuan gjene anhydrase karbonike tek bimët që nuk reagojnë ndaj nivele të larta të dioksidit të karbonit. Ata vunë re se për çdo molekulë të dioksidit të karbonit të thithur nga bima, ata humbën 44 përqind më pak ujë.

Shkencëtarët thonë se procesi i fotosintezës vazhdon normalisht në këto bimë. Ata thonë se ndryshimi i bimëve për të kursyer më shumë ujë nuk ndikon tek rritja e tyre. Kjo metodë mund të përdoret për të modifikuar gjenitikisht bimët ushqimore që janë rezistuese ndaj kushteve ekstreme. Zbulimi mund të ndihmojë fermerët që të arrijnë synimet e të mbjellave ndërkohë që pakësohen burimet e ujitjeve. Megjithatë, shkencëtarët thonë se nevojiten më shumë kërkime. //ad//

XS
SM
MD
LG