Lidhje

Superbolli amerikan, Seints kundër Kolts


Kur epiki Seints i Nju Orlinsit të hyjë sonte në fushë për ndeshjen finale të futbollit profesionist amerikan, kjo do të jetë hera e parë për këtë ekip në një ndeshje të tillë. Për tifozët, fitorja deri këtu e ekipit Seints është një arritje impresionuese, që vjen rreth 4 vjet pas uraganit Katrina, që shkatërroi pjesën më të madhe të qytetit. Në këtë ndeshje finale, e njohur në Amerikë si super bolli, lojtarët e ekipit Seints janë krenarë të sjellin në fushën e stadiumit në Majemi të Floridës frymën e qytetit të tyre.

New Orleans është një qytet i njohur për tradita festive. Dhe kur ekipi i tij i futbollit doli fitues për në Super Bowl, qyteti festoi përsëri. Dru Briz është organizatori i lojës për ekipin Saints, që njihet si kuotërbak.

“Ne nuk po luajmë vetëm për vete dhe organizatën tonë. Ne do të luajmë për tifozët tanë si dhe për qytetin, duke e bërë këtë ndeshje edhe më shpërblyese”.

Ky ekip dhe tifozët e tij kanë kaluar shumë vështirësi që prej uraganit Katrina në vitin 2005. Ndërsa shumë pjesë të qytetit të përmbytën nga uji,stadiumi i futbollit u shndëruar në strehë për dhjetra banorë, që humbën shtëpitë.

U deshën muaj të tërë për riparimet dhe kur ekipi Saints u kthye në vitin 2006 për ndeshjen e parë që nga Katrina, trajneri i ekipit Shan Pejtën thotë se qyteti festoi përsëri.

“Si lojë ajo ishte sekondare, por ajo ishte tepër simbolike për qytetin, i cili po i kthehej normalitetit”.

Që prej atëhere, lojtarët e ekipit Seints kanë luajtur një rol kyç në rindërtimin e shtëpive dhe në ndihmat për familjet në Nju Orlins. Ky ekip dhe komuniteti janë afruar gjithnjë e më shumë me njeri tjetrin.

Shumë njerëz vlerësojnë përpjekjet e lojtarit Dru Briz. Ai thotë se vullneti i fortë i qytetit e ka ndihmuar shumë ekipin Saints.

“Fakti që ne jemi të paepur dhe do të kemi përsëri sukses. Ne do të rikthehemi dhe do të jemi më mirë se më parë: Kjo është një përvojë që nuk do ta harroj gjithë jetën”.

Mes ekipit Seints dhe titullit kamjon qëndron ekipi Kolts i qytetit Indianapolis. Mbrojtësi i ekipit Antoine Bethea thotë se solidarozohet me Nju Orlins, por edhe kjo ka kufi.

“Është fatkeqësi ajo që i ndodhi këtij qyteti dhe humbjet tragjike që përjetuan banorët e tij. Fitorja e Super Bowllit nga ekipi Saints do ta ndihmonte këtë qytet në çdo drejtim, përfshirë edhe anën emocionale. Natyrisht që nuk do të ndjehemi keq nëse fitojmë sonte”.

Sidoqoftë, Nju Orlins është gati të festojë sonte, ndërsa në Majemi të Floridës zhvillohet ndeshja finale ose Super Bolli. (ze)

XS
SM
MD
LG