Kompania japoneze e makinave Toyota tha se do t’u ofrojë riparim falas të frenave difektoze më tepër se 400 mijë makinave hibride në të gjithë botën, përfshi prodhimin më të fundit të modelit Prius.
Në një konferencë shtypi sot në Tokio, presidenti i kompanisë Akio Tojoda, kërkoi përsëri falje për problemet dhe tha se siguria e klientëve të vet është përparësia kryesore e Tojotës. Kjo masë përfshin veç Priusit, veturën Leksus që shiten në tregun amerikan dhe atë evropian, edhe Sai, që shitet vetëm në Japoni.
Zyrtarët e
kompanisë thanë vonesa në frenim nuk do të thotë se frenat nuk funksionojnë dhe
se do të ofrojnë riparimin përmes një programi kompjuterik për modelet që kanë
patur probleme. Tojota, kompania më e madhe në botë e prodhimit të makinave
kohët e fundit ka ofruar riparimin e miliona makinave për probleme të pedaleve të gazit. //rd//