Lidhje

Fondi Monetar, bisedime me Serbinë për kredinë 4 miliardëshe


Një delegacion i Fondit Monetar Ndërkombëtar hapi dje bisedime me Serbinë për të analizuar nëse ky vend i prekur nga kriza po u përmbahet kushteve të një kredie prej rreth 4 miliard dollarësh.

Serbia ka tërhequr deri tani më shumë se 1,5 miliard dollarë nga kjo kredi për të cilën u ra dakord vitin e kaluar. Tërheqja e pjesës së mbetur të huasë së Fondit Monetar do të varet nga rezultati i bisedimeve.

Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar kryesohet nga Albert Jaeger. Takimet e tij përfshinin bisedime me Kryeministrin Mirko Cvetkoviç dhe ministren e Financave Diana Dragutinoviç.

Serbia është goditur rëndë nga kriza ekonomike globale e cila ka penguar investimet e huaja dhe ka pakësuar eksportet e vendit të cilat edhe më parë ishin të vogla.

Bisedimet me delegacionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar pritet të zgjasin dy javë.

XS
SM
MD
LG