Lidhje

Lohan: Zgjidhja e ngërçit, në interes të vendit


Në Shqipëri ambasadori i delegacionit të Bashkimit Evropian Helmuth Lohan, ndërsa vlerësoi pozitivisht tryezën e bisedimeve të organizuar nga presidenti Bamir Topi për zgjidhjen e ngërçit politik, tha sot se udhëheqësit shqiptarë duhet ta bëjnë këtë në interes të vendit dhe perspektivës evropiane të tij.

Zgjatja në kohë e kësaj gjendjeje do të ketë ndikim në vlerësimin e Brukselit mbi Shqipërinë theksoi ambasadori Lohan. Deklarata e tij pason ato të një dite më parë të ambasadës amerikane dhe Osbe-së ku takimi që pritet të mbahet të shtunën mes kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit socialist Edi Rama vlerësohej si një mundësi e rëndësishme për zgjidhjen e shpejtë të situatës.

XS
SM
MD
LG