Lidhje

Parlamenti i serbëve të Bosnjes miraton nje ligj të debatueshëm



Parlamenti i serbëve të Bosnjes miratoi sot një ligj që lejon referendumet pavarësisht nga paralajmërimet e komunitetit ndërkombëtar se ligji mund të minojë qëndrueshmërinë në vendin e ndarë etnikisht.

Referendumi i parë pritet që të mbahet për të parë sesa mbështetje ka për marrëveshjen e Dejtonit që i dha fund luftës në vitin 1995.

Udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik thotë se do që serbët e Bosnjës të votojnë në një referendum për pavarësi, si edhe një votim për vendimet e të dërguarit ndërkombëtar për Bosnjën, Valentin Inzko, politikat e të cilit janë kundërshtuar kryesisht nga serbët e Bosnjës.

XS
SM
MD
LG