Lidhje

Sheshi i Shkupit dhe ambjenti përreth tij në vitin 2014


Komuna Qendër e Shkupit ka nxjerrë para pak ditësh nje video-projekt se si do të duket sheshi i Shkupit dhe ambjenti perreth tij në vitin 2014. Aty ka ndertesa të stilit barok, shumë monumente, por asnjë që i takon historisë dhe kulturës shqiptare. Shqiptarët nuk janë të vetmit që e kundershtojnë projektin. Opozita maqedonase, arkitektë dhe ekspertë maqedonas po ashtu i kundervihen projektit, i cili, sipas tyre, paraqet një kiç në arkitekture dhe se shpenzohen shuma të mëdha parash ne kohën kur gjendja sociale e qytetarëve të këtij vendi është mjaft e vështirë. Ndërkohë, projektin e mbështet partia VMRO në pushtet.

XS
SM
MD
LG