Lidhje

Në prag të dy vjetorit të pavarësisë së Kosovës


Udhëheqës të lartë botërorë, përfshirë edhe presidentin amerikan Barak Obama i kanë përgëzuar institucionet dhe qytetarët e Kosovës në dy vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Udhëheqësit e Kosovës po bëjnë përgatitjet e fundit për kremtimet e nesërme, duke u kërkuar qytetarëve të ruajnë qetësinë dhe sigurinë. Ata po u bëjnë thirrje edhe qytetarëve serbë që të bëhen pjesë e procesit politik në Kosovë, ndërsa Beogradit të shkëputet nga e kaluara dhe t'i japë fund kundërshtimit të pavarësisë së Kosovës. Nga Prishtina njofton korrespondenti ynë, Leonat Shehu.

XS
SM
MD
LG