Lidhje

BE, sugjerim që Z.Topi të dalë me propozim për zgjidhje


Përfaqësuesit e Bashkimit Europian në Tiranë sugjeruan sot propozimin nga presidenti Bamir Topi të një marrëveshjeje që do të kënaqte shumicën dhe opozitën bazuar në parimet e transparencës dhe kushtetuetshmërisë.

Në kushtet kur dy përpjekjet e kreut të shtetit, të shtunën dhe dje, për të afruar palët drejt një rrugëzgjidhjeje, nuk kanë sjellë asnjë rezultat, mbështetja ndaj tij duket se ka avancuar drejt idesë që Presidenti Topi të mund të ofrojë një marrëveshje që do të kënaqte pretendimet e të dy palëve, respektimin e kushtetutës tek e cila këmbëngul shumica dhe nevojë e patjetërsueshme për transparencë të cilën e kërkon opozita.

Pas një takimi të dipomatëve të vendeve të BE, ambasadori spanjoll, Manuel Montobio, vendi i të cilit mban presidencën e radhës, tha se një marrëveshje duhet të arrihet përpara 6 marsit, gjë që do të mundësojë vajtjen e opozitës në parlament, përmes përcaktimit të mandatit të një komisioni hetimor parlamentar për zgjedhjet, që do të kënaqte të dyja palët, bazuar në parimet e transparencës dhe kushtetuetshmërisë, i propozuar nga presidenti i republikës i cili po drejton procesin.

Përfaqësuesit europianë kana paralajmëruar perspektiva europiane e vendit është në rrezik nëse nuk ndërmerren hapa të shpejtë e për këtë arsye udhëheqësit shqiptarë nuk duhet të lenë të humbasë mundësia që është ofruar nga tryeza e organizuar me nismën e presidentit Bamir Topi.

XS
SM
MD
LG