Lidhje

Udhëheqësit e Shqipërisë urojnë Kosovën në 2-vjetorin e pavarësisë


Drejtuesit me te larte shteteror dhe politik të Shqipërisë, bene sot urimet e tyre per dy vjetorin e shpalljes se pavaresise se Kosovës duke nenvizuar se brenda nje kohe te shkurter, sipas tyre jane kryer arritje te suksesshme. Presidenti i Shqiperise Bamir Topi vlereson "hapat e shpejtë e të sigurt qe jane hedhur në drejtim të konsolidimit të politikave të brendshme, krijimit të një shoqërie të barabartë e multietnike, zbatimit të ligjit e forcimit të shtetit të së drejtës dhe stabilitetit në vend'', shkruhet ne mesazhin e tij dërguar presidentit të Kosovës Fatmir Sejdiu.

Ndersa kryeministri Sali Berisha, nenvizon se shpallja e pavaresise se Kosoves eshte nje ngjarje me rendesi historike per kombin shqiptar dhe shprehet ne nje leter derguar kryeministrit Hashim Thaci se "Kosova sot eshte nje faktor paqeje dhe stabiliteti ne Ballkan". Zoti Berisha shton se "Arritjet e mrekullueshme të këtyre dy viteve për ndërtimin e një shoqërie të lirë, ku të gjithë qytetarët ndihen të barabartë, pavarësisht nga përkatësia etnike, për konsolidimin e institucioneve demokratike dhe për forcimin e zbatimin e ligjit dëshmojnë qartë se çfarë është në gjendje të bëjë një popull, që beson në lirinë dhe vlerat e veta".

Nga ana e tij, kryetari socialist Edi Rama duke kujtuar deri dy vjet më parë ishin të shumtë zërat sipas të cilave pavarësia e Kosovws mund të sillte destabilitet në rajon, tha se "këto dy vite kanë dhënë përgjigjen më të mirë e të pakundërshtueshme për të gjithë jo vetëm nga njohja që i kanë bërë Kosovës fuqitë më të mëdha demokratike të botës, por edhe nga e vërteta e përditshme se Kosova e pavarur është faktikisht një faktor kyç në garantimin e sigurisë e të stabilitetit në Ballkan".

XS
SM
MD
LG