Lidhje

Ambasadori Riker komenton mbi gjyqësorin e pavarur në Maqedoni


Nevoja për një gjyqësor të pavarur është me rëndësi parësore për një demokraci, tha ambasadori amerikan në Maqedoni, Filip Riker. Në komentet e bëra prej tij më shkurt në Shkup, në Akademinë për Trainimin e Gjykatësve dhe Prokurorëve, Ambasadori Riker tha se Shtetet e Bashkuara e mbështesin Maqedoninë në krijimin e një kulture të re të rendit dhe ligjit.

“Një gjyqësor i pavarur, tha ai, është pjesë e kontrolleve dhe balancave mes degëve të qeverisjes dhe është një standard bazë i shtetit juridik si në Europë ashtu edhe në anën të tjetër të Atlantikut, në Shtetet e Bashkuara, në Kanada dhe në demokraci të tjera."

Akademia kishte ftuar Ambasadorin Riker dhe përfaqësues të Korporatës Microsoft për inaugurimin e një sistemi programesh kompjuterike që synon ndjekjen e çështjeve ligjore kudo në Maqedoni. Ambasadori vuri në dukje se sistemi ka për qëllim të shtojë transparencën dhe të ndihmojë Maqedoninë të përmbushë standardet e zbatimit të ligjit.

"Një sistem i suksesshëm i sundimit të ligjit nuk do të thotë thjesht miratim i legjislacionit të përshtatshëm,” tha Ambasadori Riker para të pranishmëve.

“Që një demokraci të lulëzojë, tha ai, duhet të ketë një zbatim të plotë të ligjeve në të gjithë sektorëve dhe pa njëanshmëri."

"Korrupsioni dhe politizimi mbjellin farën e dyshimit dhe minojnë çro përparim që bëhet. Ndërhyrja e qeverisë në rastet e ndryshme minon demokracinë dhe krijon një klimë frike mes popullatës dhe gjykatësve të cilët përpiqen të zbatojnë me korrektesë ligjin,” tha ai. "Ne i kemi nxjerrë këto mësime përmes historisë sonë në Shtetet e Bashkuara."

Transparenca e procesit gjyqësor është një tjetër element kyç për ruajtjen e sundimit të ligjit. "Transparenca nuk nënkupton publikim selektiv të informacionit kur kjo i intereson gjykatës ose vetëm në ato raste kur ka presion nga grupet e shoqërisë civile dhe komuniteti ndërkombëtar," tha ambasadori. "Nevoja për transparencë ka të bëjë gjithashtu me veprimet dhe akuzat e ngritura nga prokurorët si dhe me shqyrtimet apo vendimet e Këshillit Gjyqësor.

Shtetet e Bashkuara kanë ndihmuar në financimin e projekteve për të inkurajuar ndërveprimin mes sistemit gjyqësor maqedonas dhe qytetarëve. Akademia për Gjykatësit dhe Prokurorët luan një rol jetik në forcimin e sundimit të ligjit në Maqedoni, sepse ky është institucioni përgjegjës për edukimin e brezave të ardhshëm të gjykatësve dhe prokurorëve në Maqedoni.

Shtetet e Bashkuara shpresojnë se nisma për sistemn e programeve kompjuterike do të çojë në partneritete të ardhëshme për të forcuar transparencën, pavarësinë gjyqësore, zbatimin e ligjit dhe drejtësinë në Maqedoninë dhe për të ndihmuar kështu që Maqedonia të përparojë drejt synimeve të saj Euro-Atlantike. (ze)

XS
SM
MD
LG