Lidhje

Serbi: Arrestohen 50 persona të dyshuar për krime financiare


Serbi: Arrestohen 50 persona të dyshuar për krime financiare
Serbi: Arrestohen 50 persona të dyshuar për krime financiare

Autoritetet e rendit në Serbi kanë arrestuar mbi 50 persona të dyshuar për krime financiare, në operacione të koordinuara në qytetet kryesore të vendit.

Ministri i Brendshëm Ivica Daçiç u tha sot gazetarëve se të dyshuarit janë menaxherë kompanish që mendohet të jenë anëtarë të një grupi të organizuar. Ai tha se ata ishin përfshirë në mashtrime me taksat, pastrim parash dhe krime të tjera financiare.

Zoti Daçiç tha se zyrtarët e rendit po kërkojnë të paktën 7 persona të tjerë lidhur me krime finaciare. Zoti Daçiç tha se arrestimet u kryen në kuadrin e një operacioni më të gjerë për zbatimin e ligjit kundër krimit dhe korrupsionit në Serbi.//mm//

XS
SM
MD
LG