Lidhje

Fyle: Maqedonia duhet t'i vazhdojë reformat


Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian Shtefan Fyle tha se Maqedonia duhet t'i vazhdojë reformat dhe ta zbatojë në tërësi Marrëveshjen e Ohrit. Zoti Fyle u takua, gjatë një vizite në Shkup, me krerët e lartë shtetërorë dhe partiakë. Komisioneri evropian tha se Bashkimi Evropian dëshiron një zgjidhje sa më të shpejtë të problemit të emrit dhe se ky vend duhet ta shfrytëzojë rastin në mënyrë që t'i hapet rruga drejt integrimit në BE.

XS
SM
MD
LG