Lidhje

Vazhdon për të dytën ditë greva në aeroportet kryesore të Parisit


Udhëtarët e transportit ajror po përballen me anulime të fluturime të tjera në aeroportet kryesore të Parisit, ndërsa greva e kontrollorëve francezë të trafikut ajror hyri në ditën e dytë.
Zyrtarët e aviacionit thonë se gati gjysma e fluturimeve të sotme në aeroportin Orli të Parisit dhe 25 përqind e fluturimeve në aeroportin Charles de Gaulle janë anuluar.

Kontrollorët francezë të filluan dje grevën 4-ditore për të protestuar kundër modernizimit të kontrolleve të trafikut ajror në gjithë Evropën, me frikën se reformat do të çojnë në humbjen e vendeve të punës.

Ndërkohë, pilotët e kompanisë ajrore Luftansa ndërprenë grevën, pasi sindikata e tyre dhe drejtuesit e kompanisë ranë dakord të vazhdojnë bisedimet.

Pilotët u larguan nga puna të hënën, duke filluar një grevë, që mendohej të zgjaste 4 ditë në të cilën u protestua për rrogat dhe sigurinë e vendit të punës.

Gjithashtu, pilotët e firmës British Airways votuan për t’u hedhur në grevë për të kërkuar hapjen e vendeve të punës dhe përmirësimin e kushteve të punës. Sindikata nuk ka njoftuar datën e fillimit të grevës, që mund të zhvillohet javën e ardhshme. (ze)

XS
SM
MD
LG