Lidhje

Shqipëri: Zgjerohet harta e përmbytjeve në qarkun e Shkodrës


Në Shkodër është zgjeruar sot harta e përmbytjeve duke përfshirë të gjithë komunat e zonës së Nënshkodrës si dhe disa prej lagjeve periferike të qytetit. Gjatë paradites së sotme, ujrat e lumit Drin kanë dalë edhe në rrugën kombëtare që lidh qytetin e Shkodrës me Tiranën. Me mbështetjen e forcave dhe mjeteve të ushtrise, në zonat me të rrezikuara, ka nisur tashmë evakuimi i banorëve dhe bagëtive. Ndërkohë, më shumë se 250 forca të ushtrisë kanë arritur në zonën e përmbytjes, duke u ardhur në ndihmë banorëve.

XS
SM
MD
LG