Lidhje

Obama përpiqet të rigjallërojë reformën shëndetësore


Presidenti amerikan Barak Obama ka në plan të drejtojë një takim të veçantë të nivelit të lartë sot me shpresën për të rigjallëruar përpjekjet e reformës në kujdesin shëndetësor që ka ngecur në kongresin amerikan.

Ligjvënës të shquar demokratë dhe republikanë do të takohen në Shtëpinë Blair në Uashington.

Zoti Obama tha dje se shpreson që pjesëmarrësit të shkojnë me dëshirën për të zgjidhur çështjen e reformës së kujdesit shëndetësor dhe jo thjesht të shënojnë përparim politik për bashkëpunimin dypartiak. Ai tha se pret shkëmbimin e ideve të mira.

Presidenti Obama kërkon të afrojë pozicionet mes dy projektligjet që po shqyrtohen tani në kongres.

Reforma e kujdesit shëndetësor ka qënë prioriteti kryesor për zotin Obama që kur mori postin vitin e kaluar. Ai thotë se kompanitë e siguracioneve u mohojnë mbulimin shumë ameirkanëve dhe shumë të tjerë nuk mund të përballojnë dot konstot e larta të kujdesit shëndetësor.

XS
SM
MD
LG