Lidhje

India, Pakistani mbajnë bisedimet e para që pas sulmeve në Bombei


Sekretarja indiane e Punëve të jashtme, Nirupama Rao thotë se bisedimet me homologun e saj pakistanez, Salman Bashir shënuan një hap përpara drejt rindërtimit të besimit mes dy vendeve.

Të dy kryediplomatët u takua sot në New Delhi për bisedimet e para zyrtare mes dy vendeve që pas sulmeve terroriste në Bombei në vitin 2008.

Sipas njoftimeve në median indiane, zonja Rao i tha zotit Bashir se Pakistani nuk kishte bërë sa ç’duhej për të hetuar sulmet dhe përfshirjen grupeve militante me bazë në Pakistan. Përpjekjet e Pakistanit për të shtypur terroristët në vend, ishte çështja parësore për Indinë në takimin e sotëm.

Pakistani donte bisedime më gjithëpërfshirëse që përfshinin çështje si mosmarrëveshja territoriale mbi Kashmirin. Dy fqinjët me armë bërthamore kanë qenë dy herë në luftë me njëri tjetrin për këtë rajon, mbi të cilin kanë pretendime të dyja vendet. //kk//


XS
SM
MD
LG