Lidhje

Krerët e Turqisë, takim mbi hetimet për grusht shteti


Udhëheqësit politikë dhe ata ushtarakë të Turqisë thonë se hetimi lidhur me grushtin e shtetit që mendohet se u planifikua nga udhëheqësit ushtarakë të vendit do të trajtohet ligjërisht dhe me përgjegjësi.

Këto komente ishin pjesë e një deklarate të përbashkët që u publikua sot pas një takimi me përfshirjen e kryeministrit Rexhep Taip Erdohan, Presidentit Abdullah Gul dhe komandantit ushtarak të vendit, Gjeneralit Ilker Basburg. Takimi zhvillohet ndërsa një gjykatë e Stambollit dha urdhër për burgosjen e 8 zyrtarëve të tjerë, duke e çuar në 20 vetë numrin e të dyshuarve për këtë çështje.

Arrestimet theksojnë thellimin e tensioneve mes Partisë në pushtet në Turqi, me bazë islamike dhe ushtrisë, që e konsideron veten mbrojtësen e traditës laike të vendit. Në 50 vitet e fundit ushtria ka rrëzuar 4 qeveri të Turqisë. //ad//

XS
SM
MD
LG