Lidhje

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 8.8 goditi Kilin sot në mëngjes


<!-- IMAGE -->

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 8.8 që goditi Kilin sot në mëngjes, la të paktën 122 të vdekur, shembi ndërtesa dhe nxiti paralajmërimet për cunami në vendet e brigjeve të Oqeanit Paqësorit.

Tërmeti ra në orën 3:34 të mëngjesit rreth 100 kilometra nga Concepcion, qyteti i dytë më i madh në këtë vend të Amerikës Jugore.

Presidentja e Kilit Michelle Bachelet ka deklaruar "gjendjen e katastrofës" në zonën qendrore të Kilit. Presidenti i zgjedhur, Sebastian Pinera, th ase tërmeti ka lënë të paktën 122 të vdekur në mbarë vendin dhe ka shkaktuar dëme serioze në infrastrukturë. Presidentja Bachelet tha se mbi 85 të vdekur janë konfirmuar vetëm në rajonin jugor Maule.

Pati edhe disa goditje pas tërmetit, një prej të cilave me magnitudë 6.9.

Goditja fillestare e tërmetit shkatërroi rrugë, ndërtesa e ura, dhe i la rrugët të mbushura me mbeturina. Në kryeqytetin e vendit, Santiago, edhe aeroporti ndërkombëtar përsoi dëme dhe si rezultat u detyrua të mbyllej.

Linjat telefonike dhe të tensionit të lartë janë rëzuar në shumë zona, duke e bërë komunikimin të vështirë. Presidentja Bachelet i bëri thirrje popullatës të shmangë udhëtimet për të parandaluar viktima të tjera.

Ekspertët paralajmërojnë se si rezultat i tërmetit, një cunam i rrezikshëm mund të godasë vendet e Paqësorit, përfshirë Rusinë si dhe shtetin amerikan të Havait. //iç//


XS
SM
MD
LG