Lidhje

BE, SHBA kërkojnë sanksione të reja të OKB-së kundër Iranit


Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara thonë se do të kërkojnë sanksione të reja të OKB-së ndaj Iranit pasi ai ka sfiduar përpjekjet e OKB-së për të verifikuar që programi bërthamor i Iranit, zhvillohet për arsye paqësore.

Diplomatë të Bashkimit Europian dhe SHBA paralajmëruan sot Iranin në një takim të bordit të Agjencisë Ndërkombëtare Bërthamore në Vienë.

Delegacioni spanjoll në këtë agjenci, i cili përfaqëson BE-së në takim, shpërndau një deklaratë shumë të fortë kritike ndaj qëndrimit të Iranit.

Në këtë deklaratë të BE, akuzohet Irani që “dështon në mënyrë të vazhdueshme” të plotësojë detyrimet ndërkombëtare dhe shprehet mbështetja për “veprimet” e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, nëse Teherani vazhdon me këtë qëndrim. Irani i hedh poshtë akuzat e perëndimit, që ai po pasuron uraniumin për armë bërthamore. (ze)

XS
SM
MD
LG