Lidhje

Hollivudi në pritje të çmimeve Oscar


Krahas me përgatitjet për ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar, në Holliwood po bëhen përgatitje edhe për darkën tradicionale pas festës, që njihet si Ballo e Guvernatorëve të Çmimeve të Akademisë.

Darka do të mbahet në një klub nate ku do të dominojë ngjyra e bronztë dhe lila. Në këtë ngjyrë do të jenë mbulesat e tavolinave dhe pecetat, si dhe veshjet e kamarierëve dhe të orkestrës.

Producenti i mbrëmjes, që do të jetë në një klub të vjetër të Hollivudit, thotë se dekori i sallës do të ketë motive të viteve 1930, të gërshetuara me elementë të artit modern. Shefi i kuzhinës Volfang Pack thotë darka do të përgatitet per 4 mijë e 600 të ftuar dhe ai i ka dhënë shtypit disa hollësi për menunë e pasur të së dielës mbrëma.

Krahas me ëmbëlsirat e tjera do të ketë edhe çokollata në formën e statujave Oscar. Për përgatitjen e darkës së Oscarve janë anagzhuar 300 kuzhinierë dhe 600 kamerierë.

Në klub do të interpretojë një orkestër vetëm me gra, që do të vishen me kostume të dizenjuara nga sitilisti Jeffrey Kurland, i cili është emëruar për çmimin Oscar, në kategorinë e dizenjatorëve të kostumeve.

XS
SM
MD
LG