Lidhje

Zhvillimet e fundit në Maqedoni - 2001-05-04


Sekretari i Përgjithshëm i Natos George Robertson paralajmëroi se Maqedonia ndodhet në prag të një humnere në luftën e saj me guerriljet shqiptare.

Ai u takua sot me shefin e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Havier Solana dhe me udhëheqësit maqedonas për bisedime të nivelit të lartë. Zoti Solana tha se shefi i komandës së Natos për Evropën Jugore, admirali James Ellis, do të takohet me shefin e shtabit të ushtrisë së Maqedonisë për të diskutuar mbi përmirësimin e bashkëpunimit me forcat maqedonase.

Ndërkohë, helikopterët luftarakë maqedonas sulmuan pozicionet e luftëtarëve shqiptarë në zonat në verilindje të Shkupit. Kryetari i Partisë Demokratike të shqiptarëve në Maqedoni, Arbër Xhaferri, ka paralajmruar se partia e tij do të largohet nga koalicioni qeveritar nëse shpallet gjendja e luftës.

Kryeministri i Maqedonisë, Ljubco Georgievski tha se kjo masë mund të merret gjatë ditëve të ardhshme për t’u dhënë më shumë kompetenca forcave të rendit në luftën e tyre kundër grupeve të armatosura shqiptare. Kryeministri ka zhvilluar takime me kryetarët e partive për të siguruar mbështetje për votimin që pritet të bëhet nesër në parlament.

XS
SM
MD
LG