Lidhje

Preshevë: 24 maji afati për dorëzimin e armëve nga luftëtarët shqiptar - 2001-05-17


Jugosllavia u dha urdhër kryengritësve shqiptarë në Luginën e Preshevës që t’i dorëzojnë armët brenda datës 24 maj, kur trupat e saj do të kthehen në sektorin e fundit të zonës së sigurimit që ndan Kosovën nga Serbia.

Ultimatumi i qeverisë jugosllave pason njoftimin e NATO-s se do t’i lejojë forcat jugosllave të kthehen në këtë sektor të zonës së ndërmjetme që u krijua nga aleanca pas konfliktit në Kosovë në vitin 1999.

NATO-ja ka lejuar hyrjen e trupave jugosllave me faza në zonën e sigurimit 5 kilometëra rë gjerë për të shtypur luftëtarët shqiptarë, të cilët e kanë përsdorur këtë zonë për të sulmuar forcat serbe në Luginën e Preshevës.

XS
SM
MD
LG