Lidhje

Mbi vrasjen e komandantit të UÇPMB, Ridvan Qazimi - 2001-05-24


Qeveria jugosllave pranoi se udhëheqës i luftëtarëve shqiptarë, Ridvan Qazimi, u vra në një përleshje, kur trupat jugosllave hynë në zonën e sigurisë që ndan Kosovën nga Serbia. Zëvendës-kryeministri serb, Nebojsha Covic, tha se zoti Qazimi, u vra gjatë një shkëmbim zjarri në afërsi të pikës malore Guri i Gjatë, në pjesën veriore të zonës së sigurisë. Trupat serbe hynë dje në sektorin e fundit të kësaj zone. Zoti Çoviç hedh poshtë pohimet se vrasja e zotit Qazimi ishte një atentat.

Ridvan Qazimi, i njohur me emrin komandant Lleshi, një nga udhëheqësit kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit u vra më 24 maj në fshatin Tërnoc të komunës së Bujanocit. Udhëheqësit shqiptarë në rajon thonë se zoti Qazimi, u vra nga një snajper. Përfaqësuesit e shqiptarëve akuzuan forcat serbe për vrasjen e komandant Lleshit duke e cilësuar këtë vrasje si një shkelje të rëndë të marrëveshjes për kthimin e trupave jugosllave në këtë zonë.

XS
SM
MD
LG