Lidhje

Nepali vendos ndalim qarkullimin 12 orësh - 2001-06-04


Autoritetet në Nepal shpallën një ndalim të ri qarkullimi 12 orësh në kryeqytetin e vendit, Katmandu, për të parandaluar protestat e mëtejshme me dhunë lidhur me vrasjen e 10 anëtarëve të familjes mbretërore javën e kalur, ndërmjet të cilëve edhe mbretin Bidenda. Në një deklaratë të qeverisë thuhet se ndalim qarkullimi u vu pasi disa njerëz u përpoqën të bllokonin trafikun dhe të shkaktonin çrregullimi në qytet. Njoftimi u bë vetëm disa orë pas heqjen së ndalim qarkullimit të mëparshm që u vu gjatë natës pasi policia u përlesh me mijra protestues që kërkonin shpjegime të qarta për masakrën e të premtes në pallatin presidencial. Të paktën dy protestues u vranë. Mbreti i ri Gyanendra, dha urdhër për fillimin e hetimeve lidhur me vrasjet në familjen mbretërore, pasi u kurorëzua dje mbret, disa orë pas vdekjes së nipit të tij, mbretit Dipendra, i cili ishte emëruar monark të shtunën megjithëse ishte në gjendje kome.

XS
SM
MD
LG