Lidhje

Korea e Veriut kundërshton thirrjen e presidentit Bush për bisedime - 2001-06-18


Korea e Veriut kundërshtoi thirrjen e presidentit Bush për të rifilluar dialogun mes dy vendeve me bisedime mbi forcat konvencionale dhe raketat. Korea e Veriut thotë se së pari duhet të bisedohet për vonesat në ndërtimin e reaktorëve bërthamorë. Peniani akuzoi sot Shtetet e Bashkuara se po përpiqen të përcaktojnë në mënyrë të njëanshme temën e bisedimeve dhe e quajtën ofertën e presidentit Bush një përpjekje për të çarmatosur Korenë e Veriut përmes bisedimeve.

Peniani thotë se bisedimet duhet të përqëndrohen në mosrespektimin, sipas tij, nga Washingtoni të marrëveshjes së vitit 1994 e cila parashikon që Korea e Veriut të ndalë programin e saj bërthamor në shkëmbim të ndërtimit deri në vitin 2003 nga ana e Shteteve të Bashkuara të dy reaktorëve bërthamorë për prodhim energjie elektrike. Peniani thotë se përparësia e bisedimeve duhet të jetë kompensimi i Koresë së Veriut për humbjet e energjisë elektrike të shkaktuara nga vonesa e ndërtimit të reaktorëve.

XS
SM
MD
LG