Lidhje

OKB për refugjatët në Maqedoni - 2001-06-26


Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët bëri thirrje për ndihma të ngutëshme për mijra refugjatë që po largohen nga Maqedonia për shkak të luftimeve.Komisariati i lartë i OKB-së për Refugjatët kërkoi fonde prej 17 milion e 500 mijë dollarësh për të ndihmuar rreth 100 mijë refugjatë. Dy të tretat e refugjatëve kanë shkuar në Kosovë, ndërsa 30 mijë të tjerë janë zhvendosur brenda Maqedonisë. Disa mijra kanë shkuar në Serbi.

Agjencia e OKB-së për Refugjatët thotë se këto fonde do të përdoren për të blerë ushqime dhe për të mbështetur familjet që po mbajnë personat e zhvendosur. I dërguari i Agjencisë në; Maqedoni, Eric Morris thotë se Kombet e Bashkuara duhet të përgatiten për rastin më të keq edhe pse ekzistojnë mundësitë për gjetjen e një zgjidhjeje paqësore të konfliktit.

XS
SM
MD
LG