Lidhje

Takimi Bush-Sharon - 2001-06-26


Presidenti Bush dhe kryeministri izraelit Ariel Sharon, do të bisedojnë sot në Shtëpinë e Bardhë mbi rrugët për të forcuar armëpushimin e brishtë me palestinezët, të arritur me ndërmjetësinë e Shteteve të Bashkuara.

Kryeministri Sharon pritet të takohet edhe me sekretarin e shtetit Colin Powell, para se zoti Powell të niset për në Lindjen e Mesme. Kryeministri izraelit thotë se armëpushimi nuk po jep rezultat dhe se që nga arritja e tij dy javë më parë, izraelitëve po u shkaktohen çdo ditë viktima.

XS
SM
MD
LG