Lidhje

Incidente midis palestinezëve dhe Izraelit - 2001-07-09


Izraeli bëri të ditur se dy palestinezë u vranë nga shpërthimi i një bombe që shpërtheu parakohe, ndërkohë që po e montonin atë. Policia izraelite thotë se shpërthimi ndodhi sot në Jerusalem pranë një stadiumi, ku atletë hebej nga e gjithë bota marrin pjesë në lojrat Maccabiah që u hapën sot mbasdite.

Ministri i jashtëm izraelit, Shimon Perez, dhe udhëheqësi palestinez, Yasser Arafat, zhvilluan dje bisedime në Egjipt, ndërkohë që thuhet se agjentët izraelitë rrëmbyen në Bregun Perëndimor një person që dyshohet si terrorist. Bisedimet e Kajros u përqendruan në përpjekjet për të shpëtuar armëpushimin e arritur muajin e kaluar me ndërmjetësinë e Shteteve të Bashkuara. Zoti Peres shfaqi shpresë për procesin e paqes pasi i cilësoi marrëdhëniet aktuale ndërmjet Izraelit dhe palestinezëve si të vrerosura. Ndërkohë, zyrtarët palestinezë thanë se agjentët izraelitë të maskuar si shitës perimesh rrëmbyen në qytetin Bethlehem një anëtar të rangut të lartë të lëvizjes Xhihadi Islamik. Ky veprim ndërmerret ndërkohë që forcat izraelite të sigurimit janë vënë në gjendje të lartë gatishmërie në pritje të një vale të re sulmesh terroriste palestineze.

XS
SM
MD
LG