Në Shqipëri procesi zgjedhor vazhdon të jetë i mbërthyer në dyert e gjykatave, ndërsa opozita akuzon sërish për manipulime. Sipas saj, gjykatat po favorizojnë kandidatët socialist pasi vetëm dy ditët e fundit tre kandidatëve të opozitës u është anulluar fitorja. Ende e bllokuar ka mbetur zona 60 e Lushnjës nga rezultati i së cilës varet përbërja e parlamentit të ardhshëm shqiptar.