Lidhje

Kriza izraelito-palestineze - 2001-08-06


Izraeli ka shpallur një listë me emrat e 7 palestinezëve të quajtur “terroristë kryesorë”, nën akuzat për planifikimin dhe kryerjen e sulmeve vdekjeprurëse në territorin izraelit. Komentatorët izraelitët thonë se të shtatë personat e listës mund të vihen në shënjestër të sulmeve të tyre. Izraeli e shpalli listën sot, një ditë pas shkallëzimit të mëtejshëm të dhunës, ku gjatë një sulmi që u krye dje, u vranë tre palestinezë dhe një izraelit. Një nga tre palestinezët e vrarë thuhet se po përgatiste një sulm vetëvrasës me bombë në Tel Aviv. Forcat e policisë thonë se kanë arrestuar sot një nga bashkëpunëtorët e tij.

XS
SM
MD
LG