Lidhje

Marrëveshja nënshkruhet të hënën thotë Leotard - 2001-08-08


I dërguari i Bashkimit Evropian në Maqedoni tha se udhëheqësit politikë do të ndëshkruajnë një marrëveshje për paqe javën e ardhëshme. Francois Leotard tha se procesi politik për përfundimin e marrëveshjes do të zgjatë deri të hënën, kur në Shkup të nënshkruhet marrëveshja.

Përfaqësuesit e shqiptarëve dhe maqedonasve po zhvillojnë negociata intensive për t’i dhënë fund luftimeve gjashtë mujore mes trupave qeveritare dhe grupeve të armatosura shqiptare. Një burim politik maqedonas tha se të gjithë udhëheqësit politikë e kanë sigluar tashmë marrëveshjen para nënshkrimit të saj zyrtar të hënën.

Njoftimi i zotit Leotard bëhet pasi partia kryesore maqedonase u kthye përsëri në bisedime pasi u largua sot paradite. VMRO kishte deklaruar largimin nga bisedimet për shkak të vrasjes së 10 ushtarëve maqedonas nga grupet e armatosura shqiptarae dje në veri të Tetovës.

Nuk dihet ende nëse ky njoftim do të ndihmojë në përfundimin e përleshjeve të mëtejshme mes forcave qeveritare edhe luftëtarëve shqiptarë. Nga Tetova njoftohet se janë dëgjuar të shtëna dhe se guerriljet po hynin në shtëpitë e banorëve vendas. Gjithshtu, Minsitri i Brendshëm maqedonas, Ljube Boshkovski dha urdhër për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në qytetin Prilep në pjesën qëndrore të Maqedonisë.

XS
SM
MD
LG