Lidhje

Tajvani mbështet propozimet për investime dhe tregëti më të zgjeruar me Kinën - 2001-08-27


Presidenti i Tajvanit, Chen Shui Bian, tha se mbështet plotësisht propozimet për të shtuar në mënyrë të ndjeshme investimet dhe tregtinë me Kinën. Zot Chen bëri thirrje sot për zbatimin e thellë të refomave ekonomike që do t’i krijonin bizneseve tajvaneze mundësi më të mëdha për të vepruar në Kinë. Një këshill prej 120 anëtarësh i bëri këto rekomandime pas tri ditë diskutimesh intensive. Grupi i bëri thirrje qeverisë që ta zëvendësonte politikën e investimeve të matura në Kinë me një politikë për zgjerimin e marrëdhënieve me të.

XS
SM
MD
LG