Lidhje

SHBA nuk merr pjesë për shkak të dokumentave përfundimtare që dënojnë Izraelin - 2001-08-29


Zyrtarët amerikanë duke përfshirë këtu edhe presidentin Bush kanë kohë qe po diskutonin mundësinë e mos pjesëmarrjes së Sekretarint të Shtetit Colin Powell në konferencën e racizmit në Afrikën e Jugut pas këmbënguljes së shteteve arabe për të dënuar Izraelin në dokumentet përfundimtare të konferencës.

Të hënën, zëdhënësi i departamentit të shtetit, Richard Boucher tha se përpjekjet diplomatike për të hequr nga dokumentat e konferencës dënimin e Izraelit deri tani kanë dështuar dhe sekretari Powell nuk do të marrë pjesë në konferencën e Durbanit, të Afrikës së Jugut.

"Ne jemi duke u përpjekur të shohim se si mund të ndreqen problemet që parashtroi presidenti. Kjo do të jete patjetër faktori i vendimit tonë, megjithate tani për tani dihet se sekretari nuk do të shkojë në konferencë dhe ne nuk kemi marrë një vendim përfundimtar se në cfare niveli do të jetë pjesëmarrja jonë".

Ky vendim u përkrah nga grupi lobist i Izraelit në Shtetet e Bashkuara , komitetit Amerikan-Izraelit.

"Ne kemi besim se Shtetet e Bashkuara kanë bërë atë që duhet dhe se na vjen keq që këshilli i kësaj konference i është gjunjëzuar presionit politik të atyre që kundërshtojnë Izraelin dhe që kërkojnë të minojnë ekzistencën e tij. Është e pajustifikueshme të dënosh Izraelin i cili insistion që udhëheqja palestineze duhet t’i respektojë detyrimet e saj, si dhe në të njëjtën kohë të injorosh krimet kunder të drejtave të njeriut të kryera në shtete si Irani, Sudani, Afganistani. Kjo është kthyer në një konferencë për racizmin, jo kundër tij". Megjithatë të tjere e dënuan vendimin e Shteteve të Bashkuara. James Zogby është presidenti i Institutit arabo-amerikan, një grup që përfaqëson interesat arabo-amerikane në Shtetet e Bashkuara.

"Racizmi është rrenja e shumë problemeve të sotme. Vendimi i Shteteve të Bashkuara nuk është as shenjë udheheqjeje, dhe as shenjë pjekurie. Ai është një veprim i gabuar. Nëse SHBA nuk merr pjese diku sepse ligjet nuk përputhen me dëshirat e tyre, ky nuk është një veprim i pjekur dhe unë jam tepër i zhgenjyer për qëndrimin amerikan. Një tjetër temë e rëndësishme që pritet të diskutohet, ështe edhe kërkesa e disa shteteve Afrikane për kompensime kundrejt skllavërisë. Kjo është një çështje e rëndësishme për shumë grupe të të drejtave civile të Amerikës, të cilët shpresuan se sekretari Powell do të merrte pjesë në konferencë.

Julian Bond është drejtuesi i njërës prej organizatave më të vjetra për të drejtat civile në Amerikë ”Shoqata Kombëtare për zhvillimin e njerëzve me ngjyrë”

Ne ndihemi të zhgenjyer që sekretari Powell nuk do të drejtojë delegacionin. Ne mendojmë që ky vendim i jep Amerikës një imazh negativ. Kjo cështje është e rëndësishme jo vetëm për amerikanët, por për të gjithë njerëzit në botë. Diaspora afrikane është e përhapur gjithandej. Efektet dëmprurëse të skllavërisë shihen kudo. Ne na vjen keq që këto probleme i kushtuan atyre terheqjen nga kongresi, dhe ne mendojmë që po kryejnë një gabim të madh.

Javën e kaluar, presidenti Bush tha se problemi i kompensimeve ishte zgjidhur para fillimit të konferencës. Megjithate ai tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të dërgojnë një përfaqësues në konferencë për sa kohë që shtetet e tjera të sulmojnë Izraelin.

XS
SM
MD
LG