Lidhje

Pakistani dakord të bashkëpunojë - 2001-09-15


Sipas njoftimeve, Pakistani ka rënë dakord të bashkëpunojë në përpjekjet kundër Osama bin Ladenit, i dyshuari kryesor në sulmet terroriste të së martës, i cili besohet se qendron i fshehur në Afghanistan.

Njoftimet citojnë burime në Islamabad se Pakistani ka rënë dakord për një listë kërkesash amerikane për të lehtësuar një sulm të mundshëm nga ana e Shteteve të Bashkuara, duke përfshirë mbylljen e kufirit të Pakistanit me Afghanistanin.

Gazeta Washington Post njofton sot se zyrtarët e Pakistanit kanë rënë dakord të lejojnë Shtetet e Bashkuara të përdorin hapësirën e tyre ajrore në rast të një fushate ushtarake kundër Afghanistanit.

Qeveria taleban e Afghanistanit paralajmëroi se do të sulmojë çdo vend fqinj që ndihmon fushatën amerikane.

Agjensia Afghan Islamic Press me bazë në Pakistan citon ministrinë e jashme talebane, sipas së cilës, talebanët do të dërgojnë të ashtuquajturit “luftëtarë të shenjtë” në çdo vend fqinj që lejon territorin e tij të përdoret për sulme kundër Afghanistanit.

XS
SM
MD
LG