Lidhje

Ushtarakë amerikanë në Pakistan - 2001-09-24


Një ekip zyrtarësh ushtarakë amerikanë ndodhet në Pakistan për bisedime lidhur me bashkëpunimin në operacione të mundshme për të detyruar Afganistanin-fqinj që të dorëzojë Osama bin Ladenin. Pakistani është shprehur se do të bashkëpunojë plotësisht me Washingtonin në luftën e tij kundër terrorizmit, përfshirë lejen për përdorimin e hapësirës ajrore të pakistanit.

Në Islamabad, zyrtarët amerikanë dhe pakistanezë nënshkruan sot një marrëveshje për ripërcaktimin e datës për shlyerjen e borxhit prej 375 milionë dollarësh që Pakistani i detyrohet Shteteve të Bashkuara. Marrëveshja pason vendimin e Washingtonit të shtunën për heqjen e sanksioneve ndaj Pakistanit dhe Indisë, të vëna që më 1998 pas provave të tyre me armë bërthamore. Ndërkohë, zëdhënësi i ministrisë pakistaneze thotë se i gjithë stafi diplomatik i vendit të tij është tërhequr nga Afganistani për arësye sigurie.

XS
SM
MD
LG