Lidhje

Ministrat e Jashtëm të Natos diskutojnë fushatën kundër terrorizmit - 2001-09-26


Ministrat e Jashtëm të NATO-s mblidhen sot në Bruksel për të diskutuar rolin që duhet të luajë aleanca në fushatën globale të udhëhëqur nga Shtetet e Bashkuara kundër terrorizmit.

Ministrat pritet të shqyrtojnë të dhënat që tregojnë se sulmet e 11 shtatorit në New York dhe Uashington ishin organizuar nga jashtë Shteteve të Bashkuara. Kjo do t’i jepte mundësi aleancës prej 19 vendesh që të ndërmarrë një përgjigje kolektive ushtarake. Vendet anëtare të NATO-s kanë deklaruar se i konsiderojnë sulmet kundër Qendrës Botërore të Tregtisë dhe Pentagonit si sulme kundër tyre.

Shtetet e Bashkuara përfaqësohen në takim nga zëvendës sekretari amerikan i Mbrojtjes, Paul Wolfowits. Në takim pritet të marrë pjesë edhe Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Ivanov.

XS
SM
MD
LG