Lidhje

Powell: Ndjekja e bin Ladenit vetëm hapi i parë - 2001-10-04


Sekretari amerikan i Shtetit la të kuptohet se një fushatë ushtarake në Afganistan kundër Osama bin Ladenit dhe rrjetit të tij Al-Qaida do të jetë vetëm hapi i parë i luftës së Shteteve të Bashkuara kundër terrorismit.

Zoti Powell u tha gazetarëve dje se përpjekjet kundër terrorismit po përqëndrohen tek Al-Qaida dhe udhëheqësi i saj bin Laden, i dyshuari kryesor i sulmeve terroriste të 11 shtatorit për Washingtonit. Por zoti Powell tha se kjo është faza e parë e operacionit, duke shtuar se nuk mund të komentonte në atë çfarë mund të ndodhi në të ardhmen.

Në një intervistë me gazetën New York Times, sekretari Powell tha se Shtetet e Bashkuara u kanë treguar aleatëve dhe qeverive të moderuara arabe se Washingtoni ka fakte kundër zotit bin Laden.

XS
SM
MD
LG