Lidhje

Takimi i Konferencës Islamike në Katar - 2001-10-10


Ministrat e Jashtëm që po marrin pjesë në takimin e Organizatës së Konferencës Islamike në Katar u kanë bërë thirrje Shteteve të Bashkuara që t’i përqendrojnë operacinet ushtarake brenda Afganistanit. Ministrat e Jashtëm lëshuan një deklartë në të cilën kundërshtojnë shtrirjen e ofensivës përtej kufijve të Afgansitanit dhe bëjnë thirrje për të mos rrezikuar jetën e popullatës së pafajshme civile. Në deklaratë dënohen gjithashtu sulmet terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara dhe nuk kritikohet kundërpërgjigja e udhëhequr nga amerikanët. Ndërkaq, Ministri i Jashtëm taleban Wakil Ahmed Muttawakil i ka dërguar një letër Konferencës, ku kërkon nga 57 ministrat e jashtëm që të ndalin veprimet ushtarake amerikane në Afganistan.

XS
SM
MD
LG