Lidhje

Lufta kundër terrorizmit dhe shtypi - 2001-10-10


Shtëpia e Bardhë u ka kërkuar drejtuesve të rrjeteve televizive amerikane që të jenë të kujdesshme kur marrin vendime për të transmetuar mesazhe nga Osama Bin Ladeni, pasi ato mund të përmbajnë mesazhe të koduara për bashkëpunëtorët e tij nëpër botë.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Ari Fleischer, tha se Këshillatarja e Sigurimit Kombëtar, Condoleezza Rice e bëri këtë kërkesë sot. Ai tha se ajo mund t’ua bëjë këtë kërkesë edhe gazetave.

Zdhënësi i Shtëpisë së Bardhë tha se komunikimi nga brenda Afganistanit është i vështirë të vendoset, prandaj terroristët mund të përpieqen të transmetojnë mesazhe nëpërmjet mediave perëndimore.

Zoti Fleischer thotë se kjo kërkesë nuk është ushtrim censure, por një kërkesë e arsyeshme. Ai theksoi se është plotësisht në kompetencën e secilës agjenci lajmesh të vendosë nëse do ta respektojë apo jo kërkesën e Shtëpisë së Bardhë. Ai tha gjithashtu se media është e lirë t’i përmbledhë mesazhet e Bin Ladenit.

CNN-i bëri të ditur se nuk do të transmetojë drejtpërdrejt mesazhe të organizatës Al-Kaida të Bin Ladenit dhe do të shqyrtojë çdo deklaratë të tij para se të vendosë se si të veprojë.

XS
SM
MD
LG