Lidhje

Kina kufizon shitjen e biletave ajrore - 2001-10-13


Kina urdhëroi kufizime në shitjen e biletave ajrore për udhëtarët nga vende të Lindjes së Mesme, Afrikës së Veriut dhe Azisë së Jugut pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit ndaj Shteteve të Bashkuara.

Zyrtarë të aviacionit kinez nxorën sot një lajmërim që urdhëron të gjitha linjat ajrore kineze, përfshirë edhe shoqërinë kryesore të fluturimeve Air China, të kufizojnë shitjet e biletave për qytetarët e 20 vendeve. Nuk është e qartë nëse këto kufizime mbulojnë si fluturimet e brendshme ashtu edhe ato ndërkombëtare kineze.

XS
SM
MD
LG