Lidhje

Bombardime të reja - 2001-10-16


Aeroplanët amerikanë vazhdojnë bombardimin e objektivave talebane dhe ato të dyshuara terroriste në Afganistan, në kuadër të fushatës së sulmeve ajrore, që ka hyrë në ditën e dhjetë. Aeroplanët kryen sot sulme gjatë ditës mbi Kabul dhe zonat përreth. Agjencia e lajmeve Rojter njoftoi se 3 bomba goditën kryeqytetin dhe një tjetër godinë në një lagje periferike.

Sulme të ashpra u njoftuan dje vonë në zonën e Kandaharit, ku ndodhet baza e udhëheqësit taleban, Mullah Mohamad Omar. Sulmet bombardime të reja afër qyteteve Kabul dhe Kandahar të Afganistanit. Në sulmet mbi Kandahar u përdor një avion i tipit AC-130, i cili fluturon ulët dhe mund t’i bëjë ballë zjarrit kundërajror. Ndërkaq, sot në periferitë e kryeqytetit afgan u dëgjuan të paktën 3 shpërthime. Sipas njoftimeve, bombardimet duket se u kryen në veri të Kabulit.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Donald Rumsfeld ka lënë të kuptohet se Shtetet e Bashkuara së shpejti mund t’i shtojnë sulmet kundër forcave taleban të vendosura në veri të kryeqytetit. Zoti Rumsfeld tha dje se së shpejti, këto zona nuk do të jenë të sigurta për luftëtarët talebanë. Sulme të tilla ka mundësi që tu hapin rrugën luftëtarëve të opozitës për të përparuar drejt jugut në përpjekje për të marrë Kabulin. Ndërkohë, opozita thotë se forcat e saj i janë afruar deri në 5 kilometra qytetit të rëndësizshëm verior Mazar-i-Sharif. Kapja e këtij qyteti që mbahet nga talebanët, mund t’ja bëjë më të lehtë opozitës që të marrë furnizime nga Uzbekistani. Duke folur në Pentagon, zoti Rumsfeld hodhi poshtë pretendimet e regjimit taleban se fushata e sulmeve ajrore amerikane ka shkaktuar qindra viktima mes civilëve. Ai i cilësoi autoritetet talebane si gënjeshtarë profesionistë. Zoti Rumsfeld tha se disa viktima që thuhet se janë shkaktuar nga Shtetet e Bashkuara mund të jenë shkaktuar në fakt nga vetë talebanët ose nga rrjeti Al-Qaida i Osama bin Ladenit.

XS
SM
MD
LG