Lidhje

Bush merr mbështetjen e vendeve të Azi-Paqësorit - 2001-10-22


Presidenti George Bush u kthye sot herët në mëngjes në Uashington nga vizita në Kinë, ku ai mori mbështetjen e vende të pellgut të Paqësorit për luftën e tij globale kundër terrorizmit. Zoti Bush mbërriti në Shtëpinë e Bardhë pas një takimi dy ditësh të forumit për bashkëpunimin ekonomik të 21 vendeve të Azi-Paqësorit që u mbajt në Shangai. Gjatë vizitës së tij, presidenti Bush siguroi mbështetjen e plotë të Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin për sulmet e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër sundimtarëve talebanë të Afganistanit. Të dy udhëheqësit u takuan për 90 minuta dje. Ata njoftuan gjithashtu për përparimin e bërë në çështjen e pakësimit të armëve bërthamore. Në mbyllje të forumit, udhëheëqit e APEC-ut lëshuan një deklaratë politike në të cilën dënojnë sulmet e 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara dhe zotohen të bahkëpunojnë në përpjekjet globale për të luftuar deri në fund terrorizmin.

XS
SM
MD
LG