Një zyrtare e Kombeve të Bashkuara thotë se fituesit e zgjedhjeve të muajit të ardhshëm në Kosovë nuk do të mund të vendosin për statusin përfundimtar të Kosovës. Ky koment u bë nga Suzan Manuel, zëdhënësja e misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, e cila vazhdon të jetë e pllakosur nga dhuna sporadike.
Të premtën, në një incident me armë zjarri në Skëndaraj u vranë dy shqiptarë.
Të shtunën, reporteri Radosh Radonjçiç, u plagos gjatë një sulmi me armë zjarri në shtëpinë e tij. Zoti Radonjçiç, punon për shërbimin e mjeteve elektronike serbe, R-T-S.
Udhëheqësi nacionalist shqiptar, Ibrahim Rugova, dënoi vrasjet në Skenderaj, duke i cilësuar si një akt kriminal me ngjyrime politike, si një sulm kundër Lidhjes së tij Demokratike të Kosovës dhe institucioneve të Kosovës që drejtohen nga KOmbet e Bashkuara.
Shqiptarët e Kosovë kërkojnë pavarësi të plotë nga Beogradi, ndërkohë që Jugosllavia kërkon që Kosova të mbetet nën autoritetin e saj si pjesë e Serbisë.