Lidhje

Bush: Ndjehem i sigurt të punojë në Shtëpinë e Bardhë - 2001-10-24


Presidenti Bush tha se ndjehet i sigurt të punojë në Shtëpinë e Bardhë, megjithë se dje u zbulua një dozë shumë e vogël e bakteries së antraksit në një zyrë postare ku kalon korrespondenca e Shtëpisë së Bardhë. Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha dje se një sasi shumë e vogël antraksi është gjetur në një makineri të kësaj zyre, e cila tashmë është mbylluar. Zëdhënësi shtoi se punonjësit po bëjnë analizat e duhura. Ndërkohë, analizat vërtetuan se antraksi i rrugëve të frymëmarrjes ishte shkaku i vdekjes së dy punonjësve të postës në Washington. Zyrtarët amerikanë thonë se hetuesit as nuk munden të konfirmojnë dhe as të përjashtojnë mundësinë që bioterrorizmi me antraks të lidhet me përgjegjësit e sulmeve të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG