Lidhje

Bahreini aleat i SHBA - 2001-11-02


Pjesa më e madhe e vendeve të Lindjes së Mesme mbështesin luftën e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër terrorizmit ndërkombëtar. Njëri ndër përkrahësit më të fuqishem është Bahreini. Shtetet e Bashkuara dhe Bahreini kanë një histori të gjatë bashkëpunimi ushtarak. Bahreini u ka dhënë Shteteve të Bashkuara një bazë për anijet detare amerikane të cilat patrullojnë Gjirin Persik. Bahreini ishte gjithashtu një bazë e rëndësishme ajrore për aeroplanët amerikanë në luftën e vitit 1991 për çlirimin e Kuvajtit nga pushtimi irakian.

Presidenti Bush kohët e fundit e cilësoi Bahreinin si “një Aleat të rëndësishëm të Shteteve të Bashkuara jo-anëtar i NATO-s”. Këtë deklartë Presidenti Bush e bëri në Shtëpinë e Bardhë gjatë një takimi me Princin trashëgimtar Salman bin Hamad Al-Khalifa. Ky klasifikim i jep Bahreinit mundësi më të mëdha për stërvitje ushtarake dhe studime shkencore në Shtetet e Bashkuara. Gjithashtu, kjo e bën më të lehtë për Bahreinin të blejë armë amerikane.

Së bashku me shumë vende të tjera, Bahreini është bashkuar me Shtetet e Bashkuara në luftë kundër përgjegjësve për vepra të tilla terroriste si sulmet e 11 shtatorit kundër Qendrës Botërore të Tregtinë dhe Pentagonit. Terroristët pa të drejtë pretendojnë se vepruan në emër të islamizmit. Por Princi Trashëgimtar i Bahreinit Al-Khalifa theksoi se koalicioni po bën luftë kundër terrorizmit e jo kundër fesë islame. Ai tha se “e gjithë bota arabe dhe islame i dënojnë sulmet terroriste të 11 shtatorit.”

Princi Trashëgimtar i Bahreinit, Al-Khalifa, tha se të gjithë dëshirojmë që konflikti në Afganistan të zgjidhet sa më parë që të jetë e mundur. Por ai theksoi se sulmet e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara duhet të vazhdojnë deri sa të përfundojë misioni, e bile edhe gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, nëse ka nevojë, që fillon nga mesi i nëntorit. Siç theksoi edhe Princi trashigimtar i Bahreinit, Al-Khalifa “Në të kaluarën janë bërë luftra edhe gjatë Ramazanit.”

Është më se e qartë se lufta e tanishme kundër terrorizmit nuk është luftë kundër fesë myslimane. Siç tha edhe nën-presidenti Dick Cheney “Kjo është një luftë për të shpëtuar boten e qytetruar dhe vlerat e përbashkëta të Perëndimit, të Azisë dhe botës Islame. Kjo është një luftë kundër të keqes, tha nën-presidenti Cheney, kundër një armiku i cili ngazëllehet me vrasjen e njerëzve të pa-fajshëm dhe të çiltër. Kjo është arsyeja që njerëzit nga rajone të ndryshme të botës dhe nga të gjitha besimet fetare janë të bashkuar kundër këtij armiku të përbashkët.

XS
SM
MD
LG