Lidhje

Opozita afgane çan frontin taleban - 2001-11-13


Të dyja palët në Afganistan kanë konfirmuar se Aleanca Veriore ka çarë vijat e frontit taleban që mbrojnë kryeqytetin Kabul.

Ministri i Jashtëm i opozitës Abdullah Abdullah tha se forcat talebane po tërhiqen nga qyteti dhe po shkojnë drejt Kandaharit në jug. Zoti Abdullah tha se udhëheqësit e opozitës kanë vendosur të mos avancojnë drejt kryeqytetit.

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve Shtypi Islamik Afgan, i dërguari taleban në Islamabad, Abdul Salam Zaeef, mohoi pretendimin e opozitës se Talebani po largohet nga Kabuli. Zoti Zaef tha se trupat talebane janë rigrupuar dhe kanë ndaluar avancimin e opozitës.

Lëvizja e opozitës drejt Kabulit pason një seri fitoresh mbi forcat talebane në veri të Afganistanit që filluan të premten me marrjen e qytetit Mazar-e-Sharif. Njoftimet citojnë Aleancën Veriore të ketë thënë se kontrollon tani qytetin kyç të Heratit në veriperëndim dhe Kundus në verilindje. Megjithatë talebani mohoi të ketë humbur pozicionet e tij. Ndërkohë zyrtarët e Kombeve të Bashkuara në Pakistan thanë se kanë njoftime për zgjerimin e të shtënave, grabitjeve dhe ekzekutimeve masive në Mazar-e-Sharif.

XS
SM
MD
LG