Lidhje

Parlamenti maqedonas shtyn debatin - 2001-11-13


Qeveria maqedonase ka shtyrë një diskutim parlamentar mbi disa ndryshime të rëndësishme kushtetuese mbasi një anëtar i parlamentit u vra sot në një aksident automobilistik. Deputeti Gjorgji Kotevski humbi jetën kur automjeti që ai po ngiste u përplas me një kamion në një rrugë malore në afërsi të qytetit të Prilep, në Maqedoni. Një anëtar tjetër i parlamentit, Vesna Jovanovska, u plagos rëndë në këtë aksident dhe ndodhet nË spital. Burimet e lajmeve nga Maqedonia bëjnë të ditur se ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Parlamenti kishte planifikur të diskutonte dhe votonte rreth një hyrje të re të kushtetutës e cila do u jepte më shumë të drejta shqipëtarëve të MAqedonisë. Mbledhja është shtyrë dhe akoma nuk ka njoftime se kur do të zhvillohet.

XS
SM
MD
LG