Lidhje

Terroristë islamikë në Ballkan? - 2001-11-13


Grupi Ndërkombëtar i Krizave, me seli në Bruksel, botoi një raport të hollësishëm, në të cilin hedh poshtë njoftimet sensacionale të mediave mbi praninë e terroristëve islamikë në Ballkan.

Në raportin e titulluar “Bin Ladeni dhe Ballkani”, thuhet se ekziston rreziku që vendet e Ballkanit të vihen në shënjestër nga terroristët e bin Ladenit, për shkak të popullsive të tyre myslimane dhe të pranisë së trupave amerikane.

Por në raport thuhet se nuk duhen pranuar pohimet serbe dhe maqedonase se gjoja bin Ladeni ka lidhje me Shqipërinë dhe me luftëtarët shqiptarë.

Pretendime të tilla, thuhet në raport, janë pjesë e një vale propagande anti-myslimane, që bëjnë mediat serbe dhe maqedonase.

Në raport vihet gjithashtu në dukje se reformat institucionale dhe zhvillimi ekonomik në Ballkan, mund të parandalojnë rritjen e terrorizmit.

Javët e fundit komuniteti ndërkombëtar ka njoftuar për arrestimin e një grupi të vogël personash të dyshuar si terroristë, si edhe për parandalimin e sulmeve terroriste kundër forcave amerikane në Bosnje-Hercegovinë.

XS
SM
MD
LG