Lidhje

LDK shpall fitore në Kosovë - 2001-11-17


Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Ibrahim Rugova, shpalli sot fitoren në zgjedhjet e përgjithshme. Megjithëse rezultatet përfundimtare nuk janë shpallur ende zoti Rugova tha sot se Partia e tij ka siguruar mandantin për të qeverisur.Udhëheqësi shqiptar po ashtu bëri thirrje edhe për pavarësi nga Jugoslalvia.

Vëzhguesit ndërkombëtarë i përshëndetën zgjedhjet e djeshme parlamentare si një hap të rëndësishëm drejt pajtimit midis shqiptarëve dhe serbëve.

Nga zgjedhjet e djeshme do te dalë parlamenti i parë i Kosovës, i cili nën mbikëqyrjen e misionit të OKB-së në Kosovë, do të zgjedhë presidentin dhe do të krijojë qeverinë e Kosovës. Kosova administrohet nga Kombet e Bashkuara që nga përfundimi i fushatës ajrore të Natos në vitin 1999.

OSBE-ja, e cila organizoi dhe mbikëqyri zgjedhjet e djeshme, thotë se pjesëmarrja e përgjithshme ishte 65 përqind për shqiptarët dhe 46 përind për serbët që jetojnë në Kosovë. Autoritetet thonë se rezultatet zyrtare mund të bëhen të njohura nesër.

XS
SM
MD
LG